Ministria e Mbriojtjes Ukrainase planifikon që gratë ushtare të vendit të bëjnë paradat ushtarake me këpucë me taka të larta, në vend të çizmeve.

Ministria e ka bërë njoftimin nëpërmjet publikimit të fotove nga prova e paradës ushtarake me taka.

Plani ka shkaktuar një seri reagimesh nga qytetarët, të cilët e kundërshtojnë planin e ministrisë, raporton BBC.

Iryna Gerashchenko, një anëtare e parlamentit në opozitë, tha se kjo strategji është është seksizëm dhe jo ​​barazi.

Ukraina po përgatitet të zhvillojë një paradë ushtarake në 24 gusht për të shënuar 30 vjetorin e pavarësisë  pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Shumë  qytetarë në Ukrainë janë  shprehur të shokuar nga “plani i takave”, me një grup ligjvënësish që i bën thirrje Ministrit të Mbrojtjes Andriy Taran, të kërkojë falje.

“Marshimi me taka  është një turp i vërtetë,” tha analisti Vitali Portnikov në Facebook, duke argumentuar se disa zyrtarë kishin një mendim “mesjetar”.

ora tv