Nje mutacion i ri i Omicron është identifikuar në të paktën pesë vende në Evropë, ku paralajmërohet se do të dominojë në javët e ardhshme, sipas Qendrës së BE-së për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (ECDC).

“Vendet duhet të qëndrojnë vigjilente për shfaqjen dhe përhapjen e llojit BQ.1 dhe të kryejnë testime. Vendet duhet të vazhdojnë të monitorojnë normat e rasteve të koronavirusit, veçanërisht te njerëzit e moshës 65 vjeç e lart.”, u shpreh drejtoresha e ECDC, Andrea Ammon.

Studimet paraprake laboratorike në Azi tregojnë se varianti i ri i Omicron ka aftësinë të shmangë ndjeshëm përgjigjen e sistemit imunitar. Aktualisht, nuk ka asnjë indikacion që lloji  i ri çon në sëmundje më të rëndë në krahasim me variantet e tjera. Doza shtesë përforcuese pritet të nevojiten për grupet me rrezik më të lartë të sëmundjeve të rënda, të tilla si të rriturit mbi 60 vjeç, personat me imunitet të  dobët dhe gratë shtatzëna.

Vendet me normat më të larta të raportuara për mostrat e mbledhura në javën e 40-të janë Franca (19%), Belgjika (9%), Irlanda (7%), Holanda (6%) dhe Italia ( 5%)