Real Story554

Analisti Arjan Vasjari, tha në studion e emisionit “Real Story”, se është e vështirë të pranohet në konceptin e Partisë Demokratike, lindja e partive të tjera të djathta.

Po ashtu, ai tha se eksponentët e larguar nga PD, si Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi, nuk kanë qenë dakord me lidershipin e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike.

Ndërkohë, Patozi, i cili ishte i ftuar në studio, tha se veçse lidershipit, ka edhe disa arsye që Bindja Demokratike nuk lidhet me ideologjinë e Partisë Demokratike dhe kryetarit të saj Basha.

Arjan Vasjari: Unë besoj këtë gjë, fraktura është e tillë, e thellë. Çdo përpjekje nga jashtë nuk do të funksionojë. Unë e pranoj si normale të jenë kaq distancë. Të dalim nga kjo e të futemi në një gjë parimore. A ka sens, logjikë, a duhet të ketë disa të djathta, brenda segmentit të djathtë. Unë them që edhe këtu ka sens të ketë disa të djathta. Problemi është që a kanë kapacitet të djathtët ta konsiderojnë prezencën e të djathtave të tjera. Ky është një problem i madh, sepse s’kemi. Nëse merr e rikthen emisionin pas, sulmohet me totalitarizëm. Ju që në fillim, ju keni patur pranime me lidershipin e Bashës. Kjo ka lidhje sepse lidershipi i Bashës ka qenë i kontestuar që në fillim. Ju sot po ballafaqoheni me këtë, ju lidershipin e Bashës se pranuat për arsye që as unë mbase si kam pranuar. Ka qenë një individ që s’ka pasur kontribute në vdekjen klinike të PD. Debati juaj është peng i historisë tuaj. Unë e thash, a ka pika konvergjence mes jush, thash jo, nuk ekzistojnë. Mua do të më interesonte diçka tjetër. Partitë e reja i kam mbështetur. Nëse do të më thoshit ndahemi nga Lulzim Basha për shkak se me ato që ka paraqitur ne ndahemi në 2, 3, 4, 5. Kontributin më të madh të majtëve po ua bëni ju.

Astrit Patozi: Ne flasim për histori 4-vjeçare, nuk më ka interesuar lidershipi i Bashës. Ku ndryshojmë ne dhe nuk do të ishim bashkë. Marrëveshja e 5 qershorit i vendosi kapakun. Ne e kemi shpallur programin dhe është i detajuar. Askush prej nesh nuk ka probleme me korrupsionin, kjo është diferencë e madhe. Shumë prej tyre janë me çështje penale të rënda, si tek PD si tek PS. Ne themi do konkurrojmë me listë të hapur, si përgjigje të një padrejtësie që u bë nga Basha. U shkel Kushtetuta. Ne themi lista është e hapur. Ja ku ndahemi. Tek oborri i PD nuk ka pushuar kacafytja deri sa janë vendosur në lista të sigurta. Këto janë diferencat që na ndajnë.