TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh se vitet e fundit në vendin tonë janë restauruar xhami dhe kisha.

Në rrjetin social Instagram, Rama pyeti qytetarët se sa xhami dhe kisha janë restauruar vitet e fundit, 18 xhami dhe kisha apo 38? ”

“38 xhami dhe kisha të restauruara e të shpëtuara prej rrënimit, që sot janë kthyer edhe në atraksione të preferuara turistike”, shprehet Rama.

Përmes projektit “Rrugët e Besimit”, por edhe projekteve të tjera e ndërhyrjeve restauruese, vitet e fundit janë realizuar një sërë ndërhyrjesh në objektet e trashëgimisë shpirtërore, mes të cilave kisha e xhami në gjithë vendin.

Top Channel