Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka takua Presidentin e UEFA-s Aleksandër Čeferin. Kryebashkiaku ka publikuar edhe një foto nga takimi, ndërsa thekson se “ideja e tij për të krijuar Europa Conference League solli dy skuadra të mëdha, si Roma dhe Feyenoord, në finalen e shumëpritur”.

Veliaj mbyll postimin duke shpresuar që gjithçka të ecë mbarë, si për skuadrat, edhe për qytetin.

I lumtur që takova një mik dhe një promovues të madh të Tiranës, si Presidenti i UEFAs, Aleksandër Čeferin. ⚽️

Ideja e tij për të krijuar Europa Conference League solli dy skuadra të mëdha, si Roma dhe Feyenoord, në finalen e shumëpritur.

Me shpresë qe gjithçka të ecë mbarë, si për skuadrat, edhe për qytetin tonë”, shkruan Erion Veliaj.