Pritje e ngrohtë për Jose Mourinho dhe Romën”. Kështu shkruan corriere dello sport duke  bërë jehonë banerit gjigant që u shpalos në sheshin Nën Tereza në Tiranë.

Mirësevjen në Romën e vogël”, shkruhej në baner, shoqëruar me imazhin e Jose Mourinho-s mbi Vespa, foto që u bë virale në momentin kur Mournho firmosi për ekipin verdhekuq.

Jo vetëm baneri, por Mourinho dhe i gjithë ekipi i Romës, morën një pritje të ngrohtë në Tiranë, duke vërtetuar edhe një herë se tifozët shqiptarë bëjnë tifo për Romën në këtë finale.