Kjo javë do të mbajë një vëmendje të madhe tek zgjedhjet në Shtetet e Bashkuara se sa njerëz do të dalin për të votuar,
sa shpejt do të dihen rezultatet dhe, më në fund, kush do të jetë presidenti i ardhshëm i vendit.
Dy kandidatët për president kanë argumentuar para popullit votues ameriakan arsyet se përse secili prej tyre e meriton mandatin e ardhshëm katërvjeçar në Shtëpinë e Bardhë.
Mbetet një dilem pjesmarrja fizike e numrit të votuesve në këto zgjedhje për shkak edhe të panikut të krijuar nga situata e pandemisë.Sipas organizatës Projekti Zgjedhor, deri tani kanë votuar më shumë se 93 milionë njerëz, rreth 67 përqind e të gjithë atyre që votuan në vitin 2016.
Të dyja fushatat e shohin të qartë rrugën drejt fitores. Duket se dyshja Biden – Kamala Harris kanë marrë një mbështetje nga publiku i Teksasit, Xhorxhias dhe Ajovës të cilat në 2016 shfaqën hapur pëlqimin dhe votimin për Presidentin Trump.
Mbetet e paqartë se sa shpejt do të jenë gati rezultatet e votimit dhe sa do të duhet të presin amerikanët për të mësuar përfundimin e këtyre zgjedhjeve, që mund të mbeten në histori.