Në një konferenc për shtyp në lidhje me rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti, Kryeministri Edi Rama ka folur për afatet se kur do të finalizohen punimet e të gjitha shkollave,apartamenteve e banesave private.
Në fjalën e tij kryeministri u shpreh se një pjesë e madhe e shkollave do të mbarojnë me 26 nëntor, ndërsa pjesa tjetër që do
të ndërtohen nga donacionet e Bashkimit Evropian do të mbarojnë brenda marsit të vitit të ardhshëm.
Rama premtoi se deri në marsin e vitit të ardhshëm do të finalizohen 2500 banesa private,ndërsa kantierët me pallatet do të jenë gati në 9 mujorin e parë të vitit 2021.
“Jemi në një proces të jashtëzakonshëm me shkollet, do të akomodojmë 14 mijë nxënës.

Procesi është drejt fundit dhe disa do të mbarojnë brenda 26 nëntorit.

Do të rindërtojmë 37 institucione shkollore që do të kenë një shumë prej 40 milionë dollarësh, ndërsa deri në fund të marsit do të ndërtojme 2500 banesa me një financim prej 60 milion dollarësh nga buxheti i shtetit.

Do të jenë gati brenda 9 mujorit të ardhshëm edhe 14 kantieret e ndërtimit të apartamenteve.

Mbetet nevoja për t’iu kërkuar të gjitha familjeve pak durim sepse procesi i rindërtimit ka pasur një pengesë të madhe sa I përket karantinës dhe disa për projekteve financohen nga donatorët, pasi të gjitha proceset bëhen vetë nga donatorët, pra nuk janë lënë në dorë qeverisë shqiptare, por i bëjnë vetë.

Shkollat janë njësoj me të gjitha parametrat evropiane, po ashtu edhe apartamentet”, u shpreh Rama.