Zvicra ka vendosur që ta fusë Kosovën në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë nga Covid-19.

Sipas Ambasadës së Zvicrës në Kosovë për të hyrë në Zvicër duhet vaksinimi i plotë.

Kjo mbetet në fuqi deri në një njoftim tjetër.

“Pavarësisht vendimit të autoriteteve zvicerane për të lehtësuar kriteret për të hyrë në Zvicër, Kosova mbetet në listën e vendeve me rrezik të lartë.

Si të tilla, kërkesat e mëparshme për të hyrë në Zvicër përfshirë vaksinimin e plotë, mbetet në fuqi deri në një njoftim të dytë.

Për informacion më të detajuar, ju lutemi kontrolloni aplikacionin e Administratorit të Udhëtimit”- thuhet në njoftimin e ambasadës zvicerane në Kosovë.