Pranvera e ndryshimit e konsideroi Berisha ditën e sotme, të zgjedhjeve ndërsa ftoi shqiptarët të marrin pjesë masivisht në votime.
“Një thirrje nga zemra për të gjithë qytetarët shqiptarë. Të flasin sot me votën e tyre për qeverisjen vendore. Të gjithë ata që u ftuan nga armiku i egër i votës së lirë të rrinë në shtëpi të mos harrojnë se ky është një nxitje që ata të marrin pjesë në votime. Kush ka frikë votën ka frikë lirinë.
Ftoj zgjedhësit të mos harrojnë se përsëritja e të njëjtit gabim e bën gabimin edhe më të madh. Le t’u prijë mencuria të votojnë në interesin më të mirë të tyre. Kjo është pranvera e ndryshimit” u shpreh Berisha.