Një 16 vjeçare është vetëplagosur me armë gjahu pasditen e sotme në Peshkopi. Ngjarja ka ndodhur këtë pasdite në njësinë Administrative Kastriot.

16-vjeçarja është dërguar menjëherë nga familjarët në spitalin e Peshkopisë, të cilët dëshmuan se e mitura është vetëplagosur.

Rreth orës 17.00, është dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë një shtetase rreth 16-vjeçe, banuese  njësinë Administrative Kastriot, e cila nga deklarimet paraprake të familjarëve të saj, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu”, sipas policisë.