Kontrolli i Lartë i Shtetit, në kuadër të përmbushjes së funksionit të tij Kushtetues, zbatimit të Udhëzimeve dhe Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit (INTOSAI), sipas Programit të Auditimit nr.19/1 date 29.01.2021, ushtroi auditimin me temë “Efektiviteti i procesit të legalizimit dhe ndikimi në administrimin e pasurisë publike”.

Ky auditim u zhvillua në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, përfshirë drejtoritë vendore, me fokus në analizimin e veprimtarisë së institucioneve përkatëse dhe politikave që synojnë menaxhimin efektiv të procesit të legalizimit. Fokusi i auditimit krahas shqyrtimit në tërësi të zbatimit të politikave qeveritare ka përfshirë edhe çështjet që kanë të bëjnë me pronat publike dhe shtetërore.

Në përfundim të auditimit, grupi i auditimi ka konkluduar, ndër të tjera, në mesazhin si vijon: “Shtrirja në kohë e procesit të legalizimit, përtej afateve ligjore të parashikuara, e ka shndërruar në një proces të tejzgjatur, duke denatyruar objektivin kryesor të tij “për të rregulluar efektin e madh social të ndërtimeve informale”, dhe ka “inkurajuar” tërthorazi ndërtimet informale, dhe jo reduktuar ato.

Ecuria e tij ka hasur paqëndrueshmëri ndër vite në miratimin e lejeve të legalizimit, kjo e ndikuar kryesisht nga fakti se planet rregulluese vendore të bashkive nuk kanë qenë të përditësuar me ndryshimet demografike që kanë ndodhur në një zonë të caktuar.

Qasja e deritanishme legjislative dhe organizative për procesin e legalizimeve është e drejtuar kah përmirësimit por ende evidentohen problematika thelbësore. Reduktimi i kritereve për legalizim nuk ka eliminuar tërësisht aspektet burokratike ndaj shërbimit të qytetarëve, njëkohësisht vërehet se ka ulur nivelin e garancive ligjore që mbrojnë pronën publike (veçanërisht zonat bregdetare)”.

Me vendimin nr.71 datë 21.06.2021 të Kryetarit të KLSH-së është miratuar raporti përfundimtar ku janë rekomanduar 6 masa për përmirësim ligjor, kryesisht me fokus mbrojtjen e zonave bregdetare nga ndërtimet informale dhe mbrojtjen e pasurive shtetërore si dhe 23 masa organizative, ndër të tjera, për unifikimin e hartave mes ish-ALUIZNI-t dhe ish-ZRPP.

GJETJET E KLSH-së:

Në drejtim të legalizimeve në pronat shtetërore: Mos përfundimi i procesit të regjistrimit
të pronave publike dhe shtetërore ka patur një impakt të drejtpërdrejtë në vetë procesin e
legalizimit por edhe të administrimit të pronës shtetërore. Regjistrimi i pronave shtetërore
është në nivelin 1300 prona. Raportimi e shifrave në lidhje me pasuritë shtet në fakt bëhet
përmes emërtesës “pronë”, por duhet theksuar se një pronë e pasqyruar në listat e inventarit
të institucioneve shtetërore mund të përbëhet nga disa pasuri si dhe nuk ka një të dhënë të
saktë nëse këto prona janë prekur nga ndërtimet informale. Kjo ka sjellë si pasojë:

Lënien në “informalitet” të pronave shtetërore, mossaktësimin e statusit juridik
të tyre duke shkaktuar rritjen e ndërtesave informale në pronat shtetërore apo dhe
zaptimin e tyre, për godina të amortizuara apo të rrënuara, mbi të cilat janë ndërtuar
objekte informale;

Frenimin e procesit të legalizimit në mungesë të konfirmimit nga ana e organeve
shtetërore;

Legjislacioni nuk garanton plotësisht mbrojtjen e pronës shtetërore. Kur objekti
rezulton në pronësi shtetërore, i gjithë procesi varet vetëm nga një deklaratë noteriale
se poseduesi se nuk është subjekt i veprave penale. Janë evidentuar raste, si nga KLSH
po edhe nga vet ASHK-ja, ku janë dhënë legalizime p.sh për kinse objekte të reja të
ndërtuara mbi magazina “të rrënuara” dhe i gjithë proces është bazuar në një deklaratë
noteriale (pa verifikuar realisht nëse objekti ekziston apo jo apo nëse është prishur për
shkaqe amortizimi). Në tilla raste janë lëshuar leje legalizimi, duke bërë që subjekti të
përfitonte objektin (magazinën) dhe truallin funksional të saj, madje dhe në troje
brenda qyteti.

Në drejtim të bashkëpunimit mes ish-ALUIZNI-t dhe bashkive, janë evidentuar këto
problematika:

Planet rregulluese të bashkive nuk korrespondojnë me situatën faktike të
ndryshimeve demografike në një zonë të caktuar. Nga të dhënat, në një rast në zonën
Pulaj, Velipojë, të administruar nga Drejtoria e Zonave Turistike të ALUIZNI-t, në
periudhën kohore të miratimit të planit rregullues në fuqi, vendimi nr.1 datë
18.06.2003 të KRRTRSH, numri i objekteve pa leje të ndërtuara në zonën Pulaj ishte
relativisht i ulët ndërkohë që nga ortofotot e vitit 2015 rezultonin 1500 objekte.

Moskoordinimi ndërmjet bashkive dhe ish Drejtorisë së Përgjithshme të
ALUIZNI-t, përgjatë procesit të hartimit të Planeve të Përgjithshme Vendore dhe
mospërfshirja në PPV të propozimeve të bëra nga ALUIZNI, ka sjellë që të
përjashtohen nga procedura e legalizimit të paktën 11,678 ndërtime informale, në
Bashkitë Tiranë, Kamëz, Vlorë dhe Fier.

Nga mosvënia në dispozicion të dokumentacionit dhe informacionit të
nevojshëm nga bashkitë mbi projektet publike (faza e planifikimit dhe zbatimit të
tyre), janë prekur një numër i konsiderueshëm ndërtimesh informale të cilat janë
prishur/do të prishen, ku vetëm në Bashkinë Tiranë nga zbatimi i projekteve, si ai i
“Bulevardit Verior”; “Rehabilitimit të lumit të Tiranës”, “Mbikalimi i pallatit me
shigjeta, rrethrrotullimi Shqiponja”, janë prishur/do të prishen rreth 690 ndërtime
informale, qofshin këto të legalizuara ose jo.

Në drejtim të infrastrukturës rrugore: Mungesa e një regjistrimi të plotë, të saktë dhe të
përditësuar të kategorizimit të rrugëve sipas Kodit Rrugor, ka sjellë që informacioni që
është nevojitur në kuadër të procedurave kualifikuese për legalizimin e ndërtimeve
informale të jetë i mangët, inekzistent në disa raste dhe kontradiktor. Po ashtu, mungesa e
informacionin mbi rrjetin e plotë apo të pjesshëm të aseteve dhe linjave hekurudhore ka
bërë të pamundur procedimin në një afat të arsyeshëm të kërkesave për legalizim për
objektet që gjendet në afërsi të këtyre veprave të infrastrukturës.

Në drejtim të legalizimeve të objekteve të ndërtuara para datë 10.08.1991. Me VKM
442/2018, rezulton nivel i ulët i praktikave të legalizimeve të objekteve, kjo edhe për shkak
të shfaqjes së rasteve që nuk ishin parashikuar për zgjidhje. Konkretisht:

Në DVASHK Lezhë, për periudhën 2018-2020 kanë aplikuar gjithsej 1973 qytetarë
për legalizimin e ndërtesave të ndërtuara para vitit 1991, nga të cilat vetëm 121
vendime janë miratuar;

Në DVASHK Vlorë, për periudhën 2018-2020 janë bërë gjithsej 2138 kërkesa, nga
të cilat janë miratuar gjithsej 129 vendime për kalimin e pronësisë mbi objektin dhe
truallin funksional.

Në drejtim të efektit të lejeve të ndërtimit: Shqipëria vlerësohet e renditur e 166-ta në
botë, lidhur me procedurat e marrjes së një leje ndërtimi. Konkretisht, në Shqipëri duhen
rreth 324 ditë për të përmbyllur të gjithë procedurën për të përfituar një leje ndërtimi
krahasuar me mesataren prej 170 ditë të Europës dhe Azisë Qendrore ndërsa lidhur me
procedurat, në Shqipëri kërkohen rreth 19 procedura krahasuar me 16 procedura që
nevojiten nga vendet e Europës dhe Azisë Qendrore.

Problematikat në dhënien e lejeve të ndërtimit dhe kostot që shoqërojnë ato, krijojnë drejtpërdrejt nxitje të ndërtimeve informale. Në këtë këndvështrim, i gjithë procesi i legalizimit, si në rrafshin ligjor, teknik apo social nuk mund të marrë një zgjidhje eficiente në drejtim të reduktimit të ndërtimeve informale, pa u reformuar sistemi i lejeve të ndërtimit.

Në drejtim të legalizimit përballë pasojave të tërmetit: Fenomenet e vërejtura në rastet e
legalizimeve të miratuara për objektet që fatkeqësisht pësuan shembje me pasoja në jetë
njerëzisht apo dëmtime strukturore, kanë të bëjnë me faktin se këto procedura nuk kishin
përfshirë “certifikime” nga persona me njohuri të posaçme e të licencuar për verifikimin e
qëndrueshmërisë konstruktive të objekteve. Si rrjedhojë, ka rezultuar se për këto objekte
nuk është bërë një akt ekspertize pasi një gjë e tillë nuk kërkohej as nga ligji. Këto
problematika nuk janë reflektuar as në kuadrin e ri rregullator të legalizimeve për të
përfshirë procedurën e akt-ekspertimit për objekte mbi 2 kate.

Në drejtim të realizimit të normativave: Nga shqyrtimi i rezultateve rezulton se
normativat jo gjithmonë janë realizuar nga drejtoritë vendore si dhe kanë ardhur në rënie
nga viti 2016, 2017 në vitin 2019, çka tregon se përcaktimi i normativave nuk është
përcaktuar duke marrë parasysh burimet njerëzore dhe aftësitë profesionale apo faktorë të
tjerë, si konfirmimet nga institucionet e tjera që ndërlidhen me procesin e legalizimit.

  1. Në drejtim të legalizimit për personat e stimuluar: Për kategorinë e personave të
    stimuluar, ligji nr.20/2020 nuk parashikon në mënyrë të qartë kufizimet për kalimin e
    pronësisë, në rast risku kur toka mund të rezultojë nga gjendja faktike si “plazh”, “rërë
    bregdetare”, “infrastrukturë publike” apo “sipërfaqe ujore”. Një përcaktim i tillë do ta
    realizonte më plotësisht qëllimin ligjor për të mbrojtur vijën bregdetare, jo vetëm nga
    abuzimet apo parregullsitë me AMTP, por edhe për ato procese të tjera të kalimit të
    pronësisë, përfshirë legalizimin.

REKOMANDIME:

  1. Në drejtim të adresimit të pasojave të tërmetit, ASHK të marrë masa për përmirësime ligjore
    për të përfshirë në dokumentacionin ligjor akt-ekspertimin për ndërtime informale mbi 2
    kate. Në këtë kuadër, të hartojë në mënyrë hartografike një regjistër risqesh për zona me rrezik të lartë tektonik si dhe të evidentojë të gjithë objektet informale të legalizuar që kanë
    patur ndërtime të mëdha strukturore nga tërmeti, duke përcaktuar kritere të reja legalizimi që adresojnë problemet e qëndrueshmërisë së ndërtimeve informale. Menjëherë
  2. Në drejtim të mbrojtjes së pasurive shtetërore, ASHK të marrë masa për përmirësime ligjore
    që në rastet kur ndërtimi informal është ngritur mbi objekte shtetërore, të mos vijohet me
    legalizimin duke u kufizuar vetëm në një deklaratë noteriale, pa marrë konfirmimin nga
    inspektoratet e mbrojtës së territorit të bashkive, me qëllim për të provuar nëse objekti është
    shembur për arsye amortizimi/natyrore apo nga veprimtaria njerëzore.
    Brenda vitit 2021

Në drejtim të legalizimeve të objekteve të ndërtuara para datës 10.08.1991 të miratojë një
udhëzues për trajtimin e këtyre rasteve, bazuar edhe në çështjet e dala gjatë zbatimit të
VKM nr.827/2020, të cilat nuk kanë gjetur adresim në këtë vendim si dhe të ngrejë një
sektor të veçantë në çdo drejtori për mbulimin e këtij lloji legalizimi.
Brenda vitit 2021

  1. Në drejtim të reduktimit të ndërtimeve informale, ASHK të shqyrtojë mundësinë, në
    bashkëpunim me Agjencinë për Mbështetjen e Vetëqeverisjes Vendore, që të propozojë një
    set masash reformuese për procedurat, afatin dhe kostot në marrjen e lejes së ndërtimit, me
    qëllim që të reduktohet numri i ndërtimeve informale.
    Brenda vitit 2021
  2. Në drejtim të objekteve në shkelje të lejes së ndërtimit, të hartojë listën e subjekteve që kanë
    braktisur pallatet dhe të informojë bashkitë përkatëse që në rast aplikimi në të ardhmen për
    leje zhvillimore, këtyre subjekteve t’u refuzohet ose t’u kushtëzohet dhënia e lejes së
    ndërtimit deri në përfundimin e procedurave për ndërtimet e braktisura. Për këtë qëllim, të
    botojë në faqen ueb të saj si dhe në shtypin e shkruar, subjektet e konstatuara me shkelje,
    me qëllim informimin e qytetarëve.
    Brenda vitit 2021
  3. ASHK të marrë masat e nevojshme që procesi i përcaktimit të normativave, të iniciohet çdo
    vit, nga drejtoritë vendore, nëpërmjet përgatitjes së një draft-normativash, dhe më pas të
    vlerësohet dhe miratohet nga Drejtoria e Përgjithshme e ASHK, duke marrë në konsideratë
    faktorët jashtë dhe brenda kontrollit menaxherial që kanë penguar realizimin e normativave
    të procesit të legalizimit, me qëllim mospërsëritjen e situatave të krijuara nga mosrealizimi i
    normativave.
    Në vijimësi