Një aksident ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Elbasan-Peqin në fshatin Vidhas ku paraprakisht raportohet se një makinë është permbysur në rrugë dhe për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i mjetit. Siç duket edhe nga pamjet mjeti është kthyer përmbys dhe ka marrë dëmtime. Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është mos respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e aksidentit / Egnatia news