Një aksident ka ndodhur pak më parë në lagjen 5 maji në qytetin e Elbasanit. Dy mjete janë përplasur mes tyre dhe për pasojë janë dëmtuar. Paraprakisht nuk raportohet për të lënduar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /Egnatia news

Elbasan/Informacion paraprak

Më datë 14.01.2022, rreth orës 19: 20, në lagjen Emin Matraxhiu, motomjeti me drejtues shtetasen I. E., 32 vjeçe, ka aksidentuar biçikletistin, shtetasin K. S., 33 vjeç.

Për pasojë është dëmtuar shtetasi K. S., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.