Diten e sotme debora ka zbardhur malet e njesis administrative Labinot Mal te qytetit te Elbasanit. Per shkak te debores e cila ka shkuar deri me tani 15 cm, rruget jane te bllokuara duke sjelle edhe mbylljen e 2 shkollave te kesaj njesie. Sipas burimeve mesuesit e 2 shkollave jane kthyer pas sot. Shkollat qe jane te mbyllura jane ato te Gurit te Zi dhe shkolla 9-Vjecare Labinot Mal pasi arsimtaret e kanë patur teper te vështirë për të hyrë në fshat dhe autobusi për mësuesit është kthyer për në Elbasan.