Shërbimi veterinar asgjëson shpendët e infektuar

Qarku i Elbasanit është qarku i rradhës në vendin tonë ku është shfaqur Gripi i shpendëve. Rastet e para janë identifikuar në bashkinë e Peqinit në njësinë administrative ″Karinë″.

Shërbimi veterinar në Elbasan bën me dije se menjëherë sapo janë kryer testet dhe kanë rezultuar pozitive me virusin e rrezikshem janë marrë të gjitha masat për asgjesimin e shpendëve të infektuar.Rreth 181 shpend të një ferme janë eleminiuar .

Ozuni bën me dije se infektimi mendohet se ka ardhur nga shpendët migratorë .

Shërbimi veterinar i bën thirrje fermerëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos tregtojnë shpendë për një periudhe të caktuar kohore por kjo kundërshtohet nga fermerët të cilët shprehen se me këtë punë mbajnë familjen dhe nuk mund të mos tregëtojnë shpend përderisa nuk kanë ende raste të dyshimta.

Shërbimi veterinar i bën thirrje fermerëve se në rast se vërejnë simptoma të gripit tek shpendët të njoftojnë menjëherë autoritetet përkatëse pasi në rast të konsumimit të mishit të infektuar mund të shfaqen probleme të shumta shëndetësore.