Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video, ku tregon se në Tiranë është hedhur hapi i parë drejt teknologjisë së mbledhjes së mbetjeve në qytet, me kazanë të rinj nëntokësorë, të cilët nuk ndotin mjedisin.

Ai shprehet se falë kësaj teknologjie të re, do të mundësohet mbledhja e mbetjeve me kazanë të rinj nëntokësore.

Pastrimi është civilizim

në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit, më në fund edhe në Tiranë hidhet hapi i parë drejt teknologjisë së mbledhjes së mbetjeve në qytet me kazanë të rinj nëntokësor, që nuk ndotin e as vandalizohen dot dhe që zbrazen me një mjet të posaçëm, duke i hapur gjithashtu rrugën ndarjes së mbetjeve në burim”, shkruan Rama.