Një automjet është vjedhur gjatë mbrëmjes së djeshme në Tiranë. Shtetasi  S.Y, 25 vjeç ka kallëzuar se i kanë vjedhur automjetin në Laprakë.

Policia njofton se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit si edhe për gjetjen e automjetit.

Po ashtu në rrugën “Teodor Keko”, gjatë natës është vjedhur një shumë parash pranë një zyre, ndërsa policia po punon për kapjen e identifikimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë

Më datë 24.01.2023, shtetasi S. Y., 25 vjeç, ka kallëzuar se në Laprakë, në afërsi të vendit të quajtur “Guintash”, gjatë natës, i kanë vjedhur automjetin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar, si dhe për gjetjen e automjetit.

Në rrugën “Teodor Keko”, gjatë natës, është vjedhur një shumë parash, në një zyrë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.