Shkencëtarët kanë thënë se qyteti mund ta tejkalojë shpejt këtë temperaturë, për shkak të kushteve klimatike.

Ky rekord i temperaturës është regjistruar në provincën veriore Tanh Hoa, ku zyrtarët u kanë bërë thirrje banorëve që të qëndrojnë brenda, gjatë periudhës më të nxehtë të ditës.

Edhe qytetet tjera në rajon kanë regjistruar mot ekstrem.

Tajlanda ka regjistruar temperaturën prej 44.6 gradësh Celsius në provincën e saj Mak.

Edhe mediat në Mianmar – shtet i njohur edhe si Burma – kanë raportuar për një temperaturë prej 43.8 gradësh Celsius, njëherësh temperaturën më të lartë në dekadë.

Në Hanoi, eksperti për ndryshime klimatike, Nguyen Ngoc Huy, i ka thënë agjencisë së lajmeve AFP, se rekordi i ri në Vietnam është “shqetësues”, marrë parasysh “kontekstin e ndryshimeve klimatike dhe ngrohjes globale”.

“Besoj që ky rekord do të përsëritet disa herë”, ka thënë ai.

“Kjo konfirmon se modelet ekstreme klimatike janë kthyer në realitet”.

Temperatura e planetit Tokë është ngrohur për 1.1 gradë Celsius, prej nisjes së epokës industriale.

Shkencëtarët kanë thënë se temperaturat do të vazhdojnë të rriten, nëse qeveritë nuk marrin masa për të ndalur emetimet e karbonit./REL