Taulant Malaj, shqiptari që vrau vajzën e tij dhe një italian për të cilin thotë se bashkëshortja e tradhtonte, pasi ka kryer krimin e rëndë, ka regjistruar disa pamje ku është bashkëshortja e tij, vajza 16-vjeçare dhe shtetasi italian. Malaj ua kishte dërguar videon të afërmve të tij, ku shpjegon arsyet pse bëri vrasjen makabre të së bijës së tij, plagosjen e bashkëshortes dhe italianit. Djali i tyre 5-vjeçar ka shpëtuar, pasi është larguar menjëherë nga shtëpia.

Mbrëmjen e djeshme, 45-vjeçari i cili punonte si bukëpjekës, pasi ka qenë duke u kthyer në shtëpi, është përballur me shtetasin italian 51-vjeç. Ai e ka qëlluar më thikë dhe më pas është futur në shtëpi me tentativën për të vrarë bashkëshorten, e cila është shpëtuar nga vajza e tyre 16-vjeçare. Për fat të keq, adoleshentja nuk i ka mbijetuar plagëve të marra.

Malaj është arrestuar, në përpjekje për t’u arratisur.

Taulant Malaj: Mirëmbrëma, quhem Taulant Malaj nga Selenica e Vlorës. E shikoni këtë këtu? Ky është italian, gruaja ime shk****** gjithë ditën, unë punoja gjithë ditën. Ja ky është. Ia fala me të parin, ky është i dyti. Shikoje e kam therur vetë, vetë e kam therur. I vrara që të tre, edhe çupën, se ngacmonte dhe çupën. Shikoje këtu, vrasje këtu, këta janë…
Gruaja: Çfarë bërë?
Taulant Malaj: Pusho, pusho, k*****, pusho. Shk***** gjithë ditën, boll
Gruaja: Ça bëre kështu!
Taulant Malaj: Boll se ta fala njëherë. Ku është djali?! Shikojeni i kam vrarë, i kam therë, do i ther akoma. S’ka ardh asnjë Polici, do i ther tani.