Procesi i vaksinimit të të moshuarve mbi 75 vjeç vijon në sheshin “Skënderbej”.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka parë nga afër procesin e vaksinimit ndërsa i ka shpjeguar të moshuarve që duhet të bëjnë kujdes edhe pasi të marrin dozën e vaksinës.

“Jemi një hap drejt fitores”, tha Manastirliu. Ndërkohë, vaksinimi masiv i qytetarëve në kryeqytet dhe në disa qytete të tjera të vendit nisi që prej ditës së djeshme.

Dy çadra të mëdha janë ngritur në sheshin “Skënderbej” dhe secila ka nga 10 pika vaksinimi për qytetarët. Vaksinimi te sheshi “Skënderbej” ka filluar për moshat mbi 75 vjeç, të cilët janë lajmëruar nga mjeku i familjes.

Në ndihmë të bluzave të bardha janë bashkuar  edhe mjekët e Forcave të Armatosura, ndërsa pritet të plotësohet plani ambicioz për të mbyllur vaksinimin në 14 muaj.

Top channel