Home ELBASANI SOT VIDEO/VIJON PUNË PËR LEGALIZIMIN E NDËRTESAVE PARA ‘90’

VIDEO/VIJON PUNË PËR LEGALIZIMIN E NDËRTESAVE PARA ‘90’

46

Disha: Më 2021 mbaruan 250 dosje

Kadastra e Elbasanit është duke vijuar punën për verifikimin dhe dokumentimin e dosjeve të aplikuesve për ndërtimet e para viteve 90 në qarkun e Elbasanit.

Drejtori i Kadastrës Mariglen Diash shprehet se gjatë vitit 2021 kanë mbyllur 250 dosje.

Po ashtu është bërë kalimi në sistem i dosjeve për zonat 85/24. Aktualisht grupet e ekspertëve janë në terren nga ku po bëhet aplikimi për të gjithë dosjet që kanë ndërtime përpara vitit 1990.

Procesi i verifikimit të dosjeve po vijon edhe në njësitë administrative. Aktualisht në njësinë administrative të Bradashesit në bashkinë e Elbasanit ka përfunduar rreth 90% e dosjeve.

Në fund Disha fton të gjithë qytetarët të cilëve iu ka dal certifikata të paraquten pranë drejtorisë së Kadastrës për ta tërhequr.