Vijon të jetë problematike situata në dy njësitë administrative në Shkodër, përkatësisht Pult dhe Shoh aty ku nuk ka nisur edne procesi i votimit, për shkak se komisionerët kanë mbetur të bllokuar nga dëbora.
Edhe pse kanë kaluar më shumë se 5 orë nga nisja e procesit të votimit në 6 bashkitë e vendit, në këto dy njësi është “paralizuar” ky proces.
Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka shpjeguar se çfarë ndodh nëse procesi nuk nis brenda 5 orësh.
“Nëse procesi i votimit nuk do të zhvillohet për një periudhë kohore prej 5 orës zgjedhjet atje janë të pavlefshme. Ligji ka dhënë një periudhë tolerance prej 5 orësh. Nëse nuk fillon për 5 orë, zgjedhjet anulohen. Është për t’u vlerësuar gjesti i tyre për të shkuar në vendin e punës dhe pse kushtet e motit janë të pafavorshme”, tha Celibashi.fax