Shumë qytetarë e bëjnë vetë

Këto pamje që shihni tregojnë punën në një punishte të rakisë dhe verës në dalje të qytetit të Elbasanit. Prej vitesh në shqiperi tradita e rakisë dhe pijeve të tjera ka vazhduar duke e kthyer në një biznes mjaft fitimprurës. Jashtë kamerave puneëtorët e kësaj punishteje tregojnë sesi bëhet rakia dhe se porositë vinë nga kudo.

Mblidhet rushi nga hardhia. Me pas fillon proçesi i shtypjes se rushit. Rushin e shtyp me kembe ose makineri. aRushin e shtypur e grumbullon ne nje fuçi dhe e le aty brenda pa e mbyllur plotësisht dhe hermetikisht kapakun, në këtë gjendje do qëndrojë disa ditë derisa të afrohen mizat e rakisë që të kryejnë fermentimin.

 Gjatë këtyre 3-4 ditëve ku kanë hyrë dhe mizat e kanë bërë punën e tyre duhet ta trazosh me ndonjë dru 2 herë në ditë. Pastaj në ditët në vijim fuçisë i mbyllet kapaku hermetikisht që të mos mari apo të nxjerri ajër dhe 1 herë në ditë duhet të hapet kapaku dhe të trazohet me drurin që thamë më lart, pasi trazohet shpejt e shpejt mbyllet kapaku përsëri hermetikisht.

Pasi kemi aritur në fund të dy-javshit bëjmë gati kazanin ku do zihet rakia. Mbushim kazanin . Më pas i vendosim dhe pjesën e tubit edhe këtë e izolojmë me brum në vendin ku lidhet me kazanin.

 Pas disa minutash fillon të pikojë nga tubi rakia, pika e parë quhet dhe është në një gradacion shumë të lartë në fillim pastaj duke kaluar koha duke u zbutur gradacioni.

 Gjithmon do e provojmë here pas here rakinë për të parë se sa e fortë është sepse pas 2 orësh arin deri aty sa nuk kaa me gradacion alkoli dhe del si ujë. Pastaj duhet të lash me ujë dhe të pastrosh brumin e ngelur nga izolimi që i bëmë në fillim kazanit dhe pasi e ke larë dhe pastruar mirë bëhesh gati të mbushësh kazanin e dytë. E kështu me radhë derisa të mbaroj komplet fuçia që ishte me rush.

Gazetare Sara Koci