Prej shumë vitesh nuk investohet

Bysheku me rrapet shekullore është një nga pikat historike e turistike më të bukura të Elbasanit. Ndodhet në jug të qytetit në luginën e lumit Shkumbin. Vendasit e quajnë veten me fat që natyra u ka dhuruar një pasuri kaq të çmuar natyrore. Megjithese natyra i ka dhuruar këtij vendi bukur të ralla kjo pike turistike eshte lene në mëshirë të fatit .

Vendasve iu vjen keq, por thonë se nuk janë ata fajtorë për këtë gjendje është shteti për këtë situatë. Nëse shteti do të vepronte me forcën e ligjit, atëherë kjo pikë do të ishte e mbipopulluar nga turistët vendas e të huaj. Aty, megjithatë, funksionojnë dy lokale që janë ndërtuar këto vite përsëri këta nuk i përmbushin detyrimet e turistëve dhe të vetmit që kanë investuar janë pronarët e bizneseve por kohet e fundit janë duke u penguar të venë dorë.

 Me keqëardhje shprehen dhe vendas .  Zhvillimi i zonës përreth flet qartë kur ka hapësirë për t’u bërë biznes në turizëm. Edhe pse jane hartuar të gjitha projektet dhe i kan dërguar pranë institucioneve përkatëse, nuk është bere asnjë investim.

Gazetare Sara Koci