Mund të themi me bindje se ky vit mund të quhet viti i transformimeve më të shpeshta.

Ndërkohë që filloi rihapja graduale e qyteteve, shumë persona e konsideruan këtë moment si një mundësi për të rifreskuar imazhin e tyre dhe për të eksperimentuar me një stil të ri.

Nëse do flasim për eksperimentimin me ngjyrën e flokëve, patjetër që Billie Eilish është e para në listë!

Gjatë verës, këngëtarja ndryshoi look-un e saj “signature” për t’u kthyer në bjonde, duke na sinjalizuar kështu një kapitull të ri në jetën e saj.

Nga ana tjetër, Bella Hadid shkëlqeu me ndryshimin marramendës të saj, duke përcjellë elegencën karakteristike të viteve nëntëdhjetë me flokët e saj të kuqe.

Një transformim i paparashikuar ishte ai i Ariana Grande-s, e cila hoqi dorë nga flokët me ngjyrë të çelët dhe nga bishti i saj karakteristik, për t’u kthyer në ngjyrën e saj natyrale kafe të errët.

2021 le të themi që ka qenë viti i Doja Cat dhe natyrisht që këngëtarja ka qenë në humorin e duhur për të ndryshuar e për të frymëzuar me transformimet e saj. Konkretisht, Doja në shtator të këtij viti ndriçoi me highlights-at e saj gështënjë, për t’i ndryshuar më pas në bjonde platin, ku padyshim që duket e pandalshme.