Deputetja e PD Dhurata Çupi ka publikuar videon në lidhje me inceneratorin e Fierit. Përmes një video PD denoncon se 28 mln euro janë shpenzuar për inceneratorin e Fierit dhe në të nuk përpunohet asnjë mbetje.

Sipas saj cdo ditë po vërtetohen akuzat e PD në lidhje me vjedhjet me inceneratorët.

“Inceneratori i Fierit sot duhet të ishte skenë krimi, pagesat duhet të kishin ndaluar dhe ata që kanë abuzuar me paratë e shqiptarëve të ishin para drejtësisë duke nisur me Edi Ramën.28 mln euro janë shpenzuar për inceneratorin e Fierit dhe në të nuk përpunohet asnjë mbetje, ndërkohë që duhet të kishte përfunduar 3 vite me parë!Çdo ditë shqiptarët po shohin se si akuzat e PD për vjedhjen me inceneratorët po vërtetohen.Shqipëria është sot vendi më i korruptuar i Europës.Rama është i korruptuar.Qeveria e tij është e korruptuar.Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!