Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Tiranë, e cila do  të përfaqësojë Kosovën në samitin e nesërm mes liderëve të Bashkimit Europian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Osmani është pritur nga ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali.

“Në kuadër të Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, mirëprita sonte Presidenten e Republikës së Kosovës Znj.Vjosa Osmani”, ka shkruar Spiropali.