Aktori dhe aktivisti i njohur, Leonardo DiCaprio, së fundmi është shndërruar në një “avokat” të natyës, ekosistemeve dhe klimës së planetit tonë.

Ai ka shfrytëzuar fuqinë e rrjeteve të tij sociale, daljet publike apo fjalimet në evente për të folur mbi problemet e ruajtjes së natyrës.

Mes të tjerash ai njihet edhe për lobimin e tij në kauzën e shpalljes së lumit Vjosa si Park Kombëtar.

Pas shpalljes së Vjosës si Park Kombëtar, DeCaprio shkruan se është bërë historia dhe kjo falë bashkëpunimit mes qeverisë shqiptare, shoqërisë civile dhe bizneseve.

Aktori i njohur e quan Vjosën “një nga lumenjtë e egër të fundit në Evropë”, teksa shton se Lumi do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm.

Sot është bërë historia. Bashkëpunimi mes qeverisë shqiptare, shoqërisë civile dhe biznesit ka krijuar Parkun e parë Kombëtar të Lumit të Egër në Evropë.

Lumi Vjosa do të rrjedhë i lirë përgjithmonë, nga burimi në det, për ta shijuar brezat e ardhshëm. Një vizion i ri për ruajtjen globale të ujit është këtu.

Urime për të gjithë ata që e bënë realitet këtë përpjekje të mahnitshme!