Vllaznia dhe Skënderbeu janw dy finalistet e Kupës së Shqipërisë, pasi kanë mundur respektivisht Laçin dhe Teutën.

Shkodranët rikthehen në finalen e këtij kompeticioni pas 11 vitesh, kohë kur Shpëtim Duro i mposhte shkodranët në drejtimin e Besës. Kuqeblutë u paraqitën më mirë sot kundër Laçit, që e mposhtin për herë të parë këtë sezon. Një triumf me shumë vlera, që u vendos nga një gol i shënuar në pjesën e parë nga sulmuesi Ardit Hoxhaj. Vlonjati i befasoi kurbinasit me një goditje me kokë.

Skënderbeu ka befasuar skuadrën e Teutës, duke e mundur me rezultatin 0-2 durrsakët. Një fitore që i çon korçarët në finalen e Kupës së Shqipërisë, pas tre vitesh, në një sezon ku korçarët po luftojnë për mbijetesë.

Ky duel nisi me gol, pasi u akordua penallti që në minutën e parë dhe kapiteni Jorgo Meksi nuk fali dhe shënoi. Teuta kishte komandën e lojës, por portieri Rexhepi ishte në formë dhe nuk lejoi prekjen e rrjetës. Në fundin e pjesës së parë Skënderbeu shënoi edhe golin e dytë.

Elvi Berisha mposhti portierin Frashëri dhe festoi me heqje fanelle, çka i solli kartonin e dytë të verdhë. Durrsakët në fraksionin e dytë të lojës u hodhën në sulm, me Martinin që aktivizoi Plakun, Grudën dhe Kapllanin.

(E.H/Faxweb.al)