Një 63 vjeçar është gjetur pa shenja jete në n jë stan në malin Shashicë në Vlorë.

Policia bën me dije se shtetasi G. Xh., 63 vjeç,banues në Kaninë u gjet i vdekur nga pronari i stanit ku ai ishte punësuar.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e 63 vjeçarit.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 11.05.2022, në një stan, në malin Shashicë, është  gjetur nga shtetasi A. Z.,  pronari i stanit ku ishte punësuar, pa shenja jete shtetasi G. Xh., 63 vjeç,banues në Kaninë.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.