Kryeministri britanik nënshkruan një marrëveshje të re sigurie me Finlandën dhe Suedinë

Rusia ka reaguar lidhur për një embargo të mundshme të naftës ruse nga BE përmes ministrit të Jashtëm Sergei Lavrov. Ai ka deklaruar se Moska ka blerës të mjaftueshëm për burimet e saj energjetike jashtë vendeve perëndimore.

“Ne kemi mjaft blerës të burimeve tona energjetike dhe do të punojmë me ta. Le të paguajë Perëndimi shumë më tepër se sa i ka paguar Federatës Ruse, dhe le t’i shpjegojë njerëzve pse do të bëhet më i varfër”.

Gjatë një konferencë shtypi në Muscat pas bisedimeve me homologun e tij nga Omani, Lavrov theksoi se Moska nuk dëshiron luftë në Europë.

“Nëse jeni të shqetësuar për perspektivën e luftës në Europë, ne nuk e duam fare këtë. Por dua të nënvizoj faktin se është Perëndimi ai që vazhdimisht këmbëngul se në këtë situatë është e nevojshme të mposhtet Rusia. Nxirrni konkluzionet tuaja”.

Sakaq, ka edhe një reagim tjetër nga Moska lidhur me një çështje tjetër të ndjeshme siç është anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitri Peskov tha se Moska po vëzhgon nga afër çdo gjë që mund të ndikojë në konfigurimin e NATO-s në kufijtë e saj.

Mbretëria e Bashkuar arriti një marrëveshje të re sigurie me Suedinë dhe Finlandën për të forcuar sigurinë europiane, duke u zotuar të mbështesë të dy vendet nëse sulmohen.