Një 41-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit, pasi akuzohet për vjedhje në dy lokale. Ngjarjet kanë ndodhur gjatë muajit shkurt.
“Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të planit operacional “Sundimi i ligjit”, me qëllim zbardhjen e vjedhjeve në 2 lokale në lagjen “Haxhias”, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan identifikuan, kapën dhe arrestuan autorin e dyshuar, 41 vjeç, banues në Elbasan.
Gjatë muajit shkurt 2024, 41-vjeçari dyshohet se ka vjedhur një shumë parash dhe pajisje, në këto 2 lokale. Ndërkohë, vijon puna për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)