Gjykata e Apelit të Gjirokastrës ka dhënë këtë të hënë vendimin ndaj të akuzuarve Et’hem dhe Dino Muho, të cilët u shpallën sot fajtor për vrasjen e Alket Muhos.

Apeli ka dënuar me 19 vite burg Dino Muhon dhe me 22 vite E’them Muhon. 

Ngjarja ndodhi në 6 shtator në vitn 2018 në fshatin Rabije, në Bashkinë Memaliaj.

Bëhet me dije se seanca e sotme gjyqësore ka filluar me tensione, pasi familjarët e dy te akuzuarve kanë kërkuar rënien e akuzave për vrasje nga ana e prokurorit të çështjes Julijan Çafka.

Ky i fundit apeloi vendimin e datës 26 tetor 2021, të dhënë nga shkalla e parë e gjyqësorit në Gjirokastër.

Kujtojmë se krimi i rëndë ndodhi në 6 shtator 2018, në fshatin Rabije në Memaliaj. Pas sherrit për pronën në tokat e tij, Dino Muho dhe E’them Muho e qëlluan me armë zjarri, Alket Muhon, duke i marrë jetën në vend.