Ministria e Jashtme ruse ka reaguar përsëri lidhje me vrasjen e civilëve në Bucha të Ukrainës.

Rusia thotë se vrasja e civilëve është komplot i  SHBA-së për të fajësuar Rusinë, shkruan skynews.

“Kush janë mjeshtrat e provokimit? Sigurisht që Shtetet e Bashkuara dhe NATO,” tha zëdhënësja e ministrisë Maria Zakharova.

Ajo tha se reagimi  i menjëhershëm i Perëndimit mbi pamjet e civilëve të vdekur kishte qenë pjesë e një plani për të dëmtuar reputacionin e Rusisë.