Të shtëna me armë zjarri janë shënuar paraditen e së martës në Rrëshen. Raportohet se një person ka mbetur i vrarë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 10:40 minuta pranë spitalit të qytetit.

Gazetari Gjergji Figuri raporton se viktima është identifikuar si Martin Bardhi, 62 vjeç. Dyshohet se është ekzekutuar për hasmëri. Ndërkohë priten detaje të reja rreth kësaj ngjarje të rëndë./abcnews.al