Aktivistja e të Drejtave të Njeriut, Sevim Arbana ka bërë një denoncim të fortë në rrjetet sociale ku tregon rastin e një banori të fshatit Qerret në Kavajë i cili prej një javë ka temperaturë dhe nuk i bëhet tampon.
Arbana shkruan se një qytetar i Qerretit i idenfitikuar me inicialet B.K, rreth 40-vjeç ka një javë që është me temperaturë 38-40 gradë dhe familjarët i kanë kërkuar spitalit të Kavajës që t’i bëjnë tamponin, por askush nuk është përgjigjur.
Aktivistja shkruan se nuk është çështje parash pasi familja është në gjendje, por është çështja që shteti nuk e çanë kokën për qytetarët e tij.
Faxweb