Brenton Tarrant, vrasësi i 51 personave në Zelandën e Rë në vitin 2019, i dënuar me burgim të përjetshëm, ka kërkuar rishikim të kushteve të tij të burgimit dhe të statusit të tij si “entitet terrorist”.

Kujtojmë se në mars të vitit 2019, Tarrant vrau 51 njerëz, tentoi të vrasë edhe 40 të tjerë që shpëtuan fatmirësisht, gjatë sulmit që i bëri dy xhamive në Zelandë.

Mediat vendase shkruajnë se procesi i rishikimit gjyqësor do të mbahet në Gjykatën Supreme në Auklland të enjten, për të qartësuar çështjet që dëshiron të trajtojë Tarrant.