Pëson infarkt 82-vjeçari Leonidha Peçi, autori i ngjarjes së rëndë në Përmet ku në orët e para të ditës së sotme i mori jetën bashkëshortes Afroviti Peçi 80 vjeç duke e goditur me shkop druri.

82-vjeçari nuk ka deklaruar asnjë motiv as në Policinë e Përmetit as në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër përballë oficerëve.

Burime për FaxNews bëjnë me dije se pasi kaluan disa orë që ishte i shoqëruar ai ka thënë se nuk ndihej mirë dhe është transportuar për në urgjencën e Spitalit të Gjirokastrës dhe më pas menjëherë për në Tiranë.