Sokol Sanxhaktari, dhëndri i ish kryebashkiakut të Elbasanit Qazim Sejdini, vijon betejen me drejtesine. Sanxhaktari është drejtuar me rekurs ne Gjyjatën e Lartë. Ai kërkon prishje të vendimit te Apelit të Durrësit.

Më shtator të këtij viti Sanxhaktari u dënua me 10 vite burg për vrasjen e mikut te tij Florenc Lamçja. Për këte ngjarje me 8 vite si bashkepuntor u dënua edhe Adriano Hajdari. Edhe ky i fundit ka bere rekurs vendimit te Apelit Durrës.

Ngjarja ndodhi në një lokal në qendër të Elbasanit, në lagjen “Luigj Gurakuqi. Mësohet se ata kishin pirë alkool tërë natën me njëri-tjetrin dhe në rrethana ende të paqarta ata kanë nisur të konfliktohen me sende të forta e shishe teksa kanë qenë të gjithë nën ndikimin e alkoolit.

Për pasojë të tre personat, përfshi dhe autorët, Adriano Hajdari dhe Sokol Sanxhaktari, u lënduan lehtë.