Eugert Merizaj, 31-vjeçari shqiptar, është dënuar me burgim të përjetshëm pasi akuzohet për vrasjen e snajperistit i cili ishte në një mision ustarak të Peshmergave e Veriut kundër Isis, Trupi i Hemaëand Ali Hussain.

Hussain u qëllua me armë gjaku në banesën e tij ku dhe gjeti vdekjen e menjëhershme. Ngjarja e rëndë ndodhi më 15 shtator të vitit 2019, ku përveç Merizajt u shpallën në kërkim dhe tre shqiptarë të tjerë, Sajmir Dodoveci, Armando Marku dhe Daniel Kadiu, të cilët janë të përfshirë në vrasjen e Hussainit.

Sipas mediave të huaja referuar njoftimeve të policisë mësohet se të paktën shtatë persona janë të përfshirë në këtë vrasje, ndërkohë tre të dyshuar janë ende në arrati.

Merizaj, nga Montague Street, Leicester, u ekstradua nga Belgjika ku u arratis shtatorin e kaluar.

Ai mori pjesë në një “takim planifikimi” me anëtarë të tjerë të bandës në Bolton një javë para vrasjes.

Ai bleu një sëpatë, lidhëse kabllosh dhe litar që ishin planifikuar por nuk u përdorën në vrasje.

Merizaj gjithashtu bëri tre udhëtime në Hartlepool me anëtarë të tjerë të bandës dhe ishte jashtë shtëpisë kur Hussein u vra.