Një  tjetër aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Fier, në vendin e quajtur “Mbrostar Ura”.

Mësohet se dy mjete dhe një kamion janë përplasur  me njërea-tjetrën, duke shkaktuar plagosjen e tre personave. Të plagosurit janë transportuar në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Nga përplasja e mjeteve janë shkaktuar dëme materiale të shumta, si dhe krijuar trafik i rënduar  i automejteve në këtë aks rrugor.

Në vendngjarje ka mbëritur Policia e cila po punon për zbaerdhjen e aksidentit dhe më pas ka bërë të mundur hapjen e trafikut vetëm në një krah.