Arsen (Hamza Muskurti), personi që vrau të vëllanë e gruan e tij këtë pasdite në Tiranë e kishte paralajmëruar krimin e dyfishtë. Kjo pasi problemet familjare e konfliktet për pronën e përbashkët, autori i krimit i pasqyronte edhe në rrjetet sociale. Në një nga postimet, ai mallkon të vëllanë e gruan e tij, Dritan e Nora Muskurti, të cilët i vrau sot. Arsen Muskurti shkruante se i vëllai me të shoqen nuk do të kishin as varr, do të jepnin llogari para Allahut e se nëna i kishte bërë lanet.

Postimi i Hamza Muskurtit në Facebook:

JU QË PO PËRHAPNI ZULLUM dhe FASAD në TOKË nëpërmjet FACEBOOK dhe ËAST UPIT. JU QË KENI FACEBOOK dhe ËAST UP të rremë apo që ja keni vjedhur FB-kun dikujt tjetër, jeni njëri nga këto persona VISJANA DADA banore në POGRADEC lagja industriale ndërtesa nr 28, ARTUR XHUKELLARI banor në POGRADEC lagja industriale ndërtesa nr 28 i shpallur në kërkim ndërkombëtar, VISJANA letrat për burg i ka cështje ditësh, dhe dëmshpërblim gjithashtu. Ti DRITAN MUSKURTI i njohur si ALBAN MUSKURTI pronar i NOOR TRAVEL që dërgon njerëz në UMRA në ARABI i bërë LANET (mallkuar) nga NËNA me zemër e me shpirt, haram qumështi i nënës që merresh me të tilla akuza, shpifje, shantazhe, skuthurinash etj…TI NORA MUSKURTI bashkëshortja e Dritanit (Albanit) nga mllefi që ka për vjehrrën e saj që e ka bërë LANET. Këto që keni bërë JU i dinë të gjithë njerëzit, FISI, KOMSHINJTË, SHOK, MIQ & Dashamirës të gjithë i dinë cfarë keni bëre ju të dy burrë e grua, TURP për DRITAN MUSKURTI që flet kështu kundër vëllait të tij prej nëne, TURP për NORA MUSKURTI, që flet kështu kundër kunatit të saj. Populli thotë: Ai që mundohet të hedh vëllain në gropë bjen vetë në gropë.

NËNA nëse vdes do vdes vetëm nga depresioni që po shkaktojnë këto individë familjes tonë dhe 10 familjeve të tjera që ju kanë hy në HAK dhe ju kanë bërë zullum. Dhe për këtë gjë DRITAN MUSKURTI, NORA MUSKURTI, VISJANA DADA, ARTUR XHUKELLARI do të mbajnë përgjegjësi para ZOTIT, shtetit dhe njerëzve. Pra i keni bërë zullum 11 familjeve ato familje kanë vellezër, xhaxhallarë, dajallarë, kushirinjë, që nuk ju a falin këtë që keni bërë se i keni prek nderin dhe krenarinë. Varr mos pacit kushdo qoftë pas këtyre profileve në facebook që nxirni dhe foto të të tjerëve në fb dhe foto fëmijësh, turp, a keni zemër ju a keni ndjenja tju vijë TURP, haram e pacit hallall nuk e keni sa të jemi gjallë dhe ky haram do tju shoqërroje dhe gjatë vdekjes. Cështjen tuaj ja kemi lënë ZOTIT të LARTËMADHËRUAR dhe pastaj shtetit me institucionet përkatëse. Do tju vij dhe ju dita e dhënies së llogarisë. Amin. Ja ALLAH Ja ALLAH ja ALLAH.