Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me vrasjen që tronditi kryeqytetin këtë të martë. News 24 bën me dije se një person ka vrarë me armë zjarri të vëllain dhe bashkëshorten e tij.

Ngjarja ka ndodhur brenda ambienteve të një agjensie turistike në rrugën “Islam Alla”, që menaxhohej nga dy viktimat.

Dyshohet se shkak për vrasjen janë bërë konfliktet e pronësisë.

Nuk dihet ende identiteti i personave që kanë humbur jetën dhe autorit, i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja pas kryerjes së krimit.