Në takimin e organizuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Takimi i mëparshëm në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” është mbajtur në fillim të nëntorit në Beograd. Presidenti Vuçiq më pas bëri të ditur se takimi i radhës do të mbahet në Tiranë në gjysmën e dytë të dhjetorit, ku, siç pret, do të mund të nënshkruhet një Memorandum Mirëkuptimi për lejet e punës.

Kjo marrëveshje do të nënkuptonte që një leje pune e lëshuar në cilindo nga këto tre vende është e vlefshme për të gjithë anëtarët e nismës, Serbi, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipëri.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev do të jenë në Tiranë në datat 20 dhe 21 dhjetor për një takim të nismës rajonale të Ballkanit të Hapur.