Home TEKNOLOGJI WhatsApp po teston shërbimin Document Preview për imazhet dhe videot në Android

WhatsApp po teston shërbimin Document Preview për imazhet dhe videot në Android

27

Aktualisht ky shërbim është i pranishëm vetëm për dokumentet PDF, pra ju mund të shikoni faqjen e parë të këtij dokumenti pa e hapur atë. Informacioni rreth këtij update-i të ri vjen nga WABetainfo, e cila ndjek shërbimet e WhatsApp para se ato të prezantohen për publikun. Document Preview është shtuar në versionin 2.22.5.11 në Android.

“WhatsApp po planifikon të aktivizojë shërbimin Document Preview në 1 ose 2 update-t e ardhshme të aplikacionit për Android.” tregon WABetainfo.

WhatsApp i kompreson imazhet apo videot e dërguara përmes këtij aplikacioni, dhe tashmë po punon për krijimin e një shërbimi të ri që redukton kompresionin. Kjo nuk është hera e parë që WhatsApp publikon Previews më të mëdha për përmbajtjet e shpërndara në aplikacion. Vitin e kaluar një gjë e tillë u bë me links të shpërndara në platformë, të cilat shfaqnin titullin kryesor të artikullit në këtë Preview.