Home SPORT Xavi jep alarmin: Nuk jemi në gjendje të luajmë në mes të...

Xavi jep alarmin: Nuk jemi në gjendje të luajmë në mes të kaosit

15

E diela rikthen edhe ndeshjet e Primera Division, ku krahas Anglisë tashmë do të luhet edhe në Spanjë. Në javën e 19 të La Liga-s do të zbresë në fushë Barcelona e angazhuar ndaj Mallorcas por për trajnerin Xavi Hernandez, situata te katalanasit për shkak te koronavirusit është dramatike.

“Jemi në një situatë ekstreme sepse kemi 17 apo 18 mungesa. Mendoj se kemi rikthyer Umtitin, i cili ka qenë negative por unë them se ishte koha e duhur për të anuluar ndeshjen sepse prishet konkurrenca. U pezullua një ndeshje në të cilën Sevilla kishte tre lojtarë amerikano-jugorë jashtë dhe ne patëm vetëm një mungesë e nuk u luajt. Është mendimi im dhe është sens i përbashkët, duket se rregullat janë të ashpra dhe se ne do të duhet të konkurrojmë. Mallorca është në një situatë të ngjashme me tonën dhe  në basketboll el clasico është pezulluar. Nuk ka kuptim të luajmë nesër. Situata është kaotike. Ndeshja duhet të ishte ndërprerë, por ne do të luajmë me ata që jemi për të fituar. Nuk e kuptoj që luhet kjo ndeshje, nuk ka sens të përbashkët”.

Ndërkohë që situate nga covid-19 nuk është aspak e mire as në skuadrat e tjera dhe kreu i Ligës, Javier Tebas u shpreh i qartë se nuk do të ketë asnjë shtyrje apo spostim të ndeshejve të javës së 19-të./Ora News/.