Me aq sa kuptohet nga postimi në faqen Weibo të kompanisë, seria e re Civi do të ofrojë “dizajn modern dhe teknologji inovative të imazhit”. Për fat të keq në këtë postim nuk përfshihet asnjë detaj tjetër rreth këtyre smartphone-ve.

Sipas raportimeve të fundit, seria Civi do të jetë pasardhësi i serisë Mi CC, e cila u lançua në 2019. Smartphone-i i parë i Xiaomi me kamera 108MP, Mi CC9 Pro ose ndryshe Mi Note 10 ishte gjithashtu pjesë e kësaj serie.

Leaked Xiaomi CIVI retail box reveals an “environmentally friendly”, iPhone 13-like box – Gizmochina

Besohet se pajisjet do të vijnë me ekrane AMOLED, proçesorë Snapdragon 778 ose 780G, dhe kamera 64MP në pjesën e pasme. Versioni Pro nga ana tjetër pritet të përfshijë një sistem kamerash shumë më të mirë me lente periscope 5x.

Për momentin duket se seria e re Civi do të lançohet vetëm në Kinë, por Xiaomi mund ta prezantojë në tregun ndërkombëtar me një emërtim ndryshe dhe do të luftojë me Samsung në segmentin mid-range të smartphone-ve.