Xiaomi gjobitet për reklamim të rremë në Kinë

Më parë Xiaomi nuk ka patur një strategji shumë të fortë në reklamimin e produkteve të saj. Shumica e personave që dinin rreth kësaj kompanie kishin dëgjuar për të nga miqtë e tyre. Mirëpo tashmë kjo kompani nuk është më startup-i që ishte më parë.

Xiaomi ndërmerr shpesh fushata të ndryshme reklamimi, online dhe offline për të bindur përdoruesit të blejnë pajisjet e tyre. Mirëpo njëra nga këto reklama ka bërë që kompania të gjobitet për “reklamim të rremë”.

Sipas një raportimi nga ITHome, Xiaomi është gjobitur me $3,141 për reklamim të rremë në Kinë. Ky penalitet vjen nga departamenti mbikëqyrës i tregut pasi Xiaomi ka shkelur “Ligjet e reklamimit në Republikën Popullore të Kinës”.

Vitin e kaluar, kompania bëri një gabim në reklamën e Redmi K30 5G në Tmall. Imazhi reklamues përmendte se smartphone-i ofronte një ekran AMOLED Samsung, ndërkohë që pajisja përdorte një panel LCD.

Me sa duket personi që ka krijuar këtë reklamim nuk e ka kontrolluar pamjen finale, pasi është pajisja Redmi K30 Proe cila ofron një ekran AMOLED nga Samsung.