Xiaomi ka paraqitur versionin demo të teknologjisë më të fundit të karikimit të shpejtë, dhe tashmë kompania mban rekordin për shpejtësitë më të larta të karikimit wired dhe wireless.
Xiaomi e testoi këtë karikues të ri 200W të quajtur “HyperCharge” në një Mi 11 Pro të modifikuar, i cili ka një bateri me kapacitet 4,000mAh, dhe arriti ta karikonte atë plotësisht në vetëm 8 minuta në karikimin e lidhur, ndërsa me karikimin wireless 150W u deshen 15 minuta.
Shpejtësitë e karikimit janë kthyer shpesh herë në një “betejë të brendshme” mes kompanive kineze, ku ato konkuronin me produkte që disa herë nuk janë prezantuar në treg si produkt final, për sigurimin e shpejtësive më të larta. 2 vite më parë Xiaomi prezantoi një sistem 100W që mund të karikonte një bateri 4,000mAh në 17 minuta.
Oppo është një tjetër lider në këtë fushë, me teknologjinë e saj Vooc që është baza e sistemeve Dash dhe Warp fast charging të OnePlus. Vitin e kaluar ata prezantuan një sistem 125W , ndërkohë që smartphone-i flagship i tyre Find X3 Pro mund të karikohet në “vetëm,” 65W.
Progresi është gjithnjë i mirëpritur, dhe mundësia për të karikuar një smartphone në vetëm 8 minuta është tepër tërheqëse.